image “Një grip me të ra, katër stenta t’i ngjesin”, këto janë dy spitalet private që po zhgënjejnë kosovarët

Shëndetësi

“Një grip me të ra, katër stenta t’i ngjesin”, këto janë dy spitalet private që po zhgënjejnë kosovarët

news image

Ndër vite punëtorët e shëndetësisë në Kosovë zgjedhën të braktisin institucionin publik QKUK, për të vazhduar punën e tyre në spitale private apo edhe jashtë shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Në Kosovë ekziston një numër i madh i spitaleve private, të cilët pretendojnë që ofrojnë shërbime të nivelit të lartë shëndetësor, që sipas qytetarëve të vendit, jo gjithmonë ia dalin.

E, jo vetëm që nuk marrin mjekimin e duhur, por edhe shuma që paguajnë për kurim shpeshherë kalon mesatarën, dhe prek edhe shuma marramendëse.

Në pyetjen e Sinjalit se “Cili është spitali privat që ofron shërbime që nuk meritojnë çmimin që paguajnë pacientët?”, qytetarët kanë dhënë përgjigje të ndryshme.

Por, shumica e përgjigjeve patën adresën e “Spitalit Amerikan” dhe “Spitalit Aloka”, ku nuk munguan as ata të cilët nuk përjashtuan asnjë spital privat.

 “Spitali american vetem emri se krejt mjek shqiptare cmimet turpi page 300e populli nje vizite analiz shkon cmimi mos u ngopshin u pasurun ne kurrizin e popullit ..po cfar betimi te hipokratit mkan ba kta mjek te korruptun edhe gjakun ja u pin kosoves”, tha një qytetare.

“Duhet me pas koh shum te madhe me tregu perjetime skandaloze e te dhimbshme te ketyre Spitalev private te gjitha pa perjashtim te ndonje Emri jan pa as nje vler njerzore”, tha një qytetar.

“Krejt jan rrjepsa hajna qe i plaqkitin qytetart ..sepse shteti o i korruptum..”

“Kta jan Kasapnica e nuk jan spitale , veq spitale se kan emrin”, u shprehen disa qytetarë.

Gazeta Sinjali fton të gjithë sinjalizuesit që kanë kaluar përvoja të hidhura në spitalet në Kosovë, t’i denoncojnë rastet, të cilat do të trajtohen në bazë të standardeve profesionale.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=603856548538829&set=pb.100067434661738.-2207520000.&type=3

/GazetaSinjali/