image Një gjimnaz në Prizren kalon në mësim online për shkak të situatës me COVID-19

Arsim

Një gjimnaz në Prizren kalon në mësim online për shkak të situatës me COVID-19

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në skenarin C, pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19. Mirëpo prej nesër edhe një gjimnaz në Prizren do të kalojë në mësim online.

Sipas një njoftimi, gjimnazi privat “Loyola”, prej nesër do t’i mbyllë dyert për nxënësit e saj dhe kjo mbyllje “do të zgjasë ndoshta për një javë“.

Të dashur prindër, të dashur nxënës, të dashur partnerë të ALG “Loyola-Gymnasium”, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me Covid-19 në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, ne kemi qenë të detyruar t’i izolojmë menjëherë klasat e caktuara dhe t’i testojmë ato për virusin. Fatkeqësisht, si masë vijuese, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kalojmë përkohësisht në mësimin online, nga e hëna, më 24 janar, ndoshta për një javë, për të parandaluar një përhapje të fuqishme dhe për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për t’u testuar dhe për të thyer kështu zinxhirin e infeksionit. Ne do ta rivlerësojmë situatën çdo ditë me task-forcën e Covid-19 dhe menaxhmentin dhe do t’ju njoftojmë për vendimet e mëtejshme. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju dëshirojmë shëndet“, thuhet në njoftimin e menaxhmentit të ALG-së. /GazetaSinjali/