image Gjakovari e rrah gruan e tij, dyshohet se është përdorues i narkotikëve

Kosovë

Policia/ Gjakovari e rrah gruan e tij, dyshohet se është përdorues i narkotikëve

news image

Një femër nga Gjakova ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj prej kohesh e kishte rrahur.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet në QKUK për tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar që një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë. I dyshuari gjendet në tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas viktimës, i dyshuari është përdorues i narkotikëve. /Gazeta Sinjali/