image "Një gjak, një histori", deputetja Tabaku publikon 42 fotografi nga seanca plenare Shqipëri-Kosovë

Politikë

“Një gjak, një histori”, deputetja Tabaku publikon 42 fotografi nga seanca plenare Shqipëri-Kosovë

news image

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike (PD), ka postuar 42 fotografi nga takimi i përbashkët që zhvilluan sot kryeministrat, ministrat dhe deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë, për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Një gjak, një histori”, ka shkruar deputetja në mbishkrimin e albumit, teksa ka fotografi me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, liderin e PDK-së, Memli Krasniqi e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pos albumit, më pas ajo e ka postuar edhe një fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Një Popull, një Tokë, një Ëndërr”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me Kurtin.

Gjatë seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës kishte fjalime patriotike nga të dy anët. Është theksuar nevoja e avancimit të kombit shqiptar.

Një gjak, një histori! ????????????????????

Posted by Jorida Tabaku on Sunday, November 27, 2022

/GazetaSinjali/