image Një foshnje, në mesin e të infektuarve me COVID-19 që po trajtohen në QKUK e në spitale - Sinjali

Një foshnje, në mesin e të infektuarve me COVID-19 që po trajtohen në QKUK e në spitale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 719 pacientë të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e të infektuarve është edhe një foshnje, e cila është e shtrirë në Klinikën e Neonatologjisë, në QKUK.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 603 nga të infektuarit janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

  • Klinika Infektive, 87 pacientë,
  • Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë,
  • Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë,
  • Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë,
  • Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë,
  • Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë,
  • Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë,
  • Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje,
  • Spitali i Prizrenit, 87 pacientë,
  • Spitali i Gjakovës, 58 pacientë,
  • Spitali i Pejës, 128 pacientë,
  • Spitali i Gjilanit, 58 pacientë,
  • Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë,
  • Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë,
  • Spitali i Ferizajt, 52 pacientë./Gazeta Sinjali/

Shpërndaje artikullin