Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje derisa po mbante një konferencë për media ka insistuar se duhet të largohet nga aty për një takim urgjent.
“Për besë më duhet të shkoj, po e vërej një lloj organizimi por më duhet të shkoj”, tha dje kryeministri dhe me pas e la sallën e konferencave.
Kjo fjali e thënë nga Kurti, që nga dje është bërë virale në rrjetin social Tik Tok.
Kjo nuk ishte hera e parë që Kurti iku nga konferenca. Një veprim të tillë ai e bëri edhe para dy ditësh, kur pas takimit me Rrahman Jasharajn e SBASHK-ut doli dhe foli para gazetarëve, por nuk pranoi pyetje nga ta.
@beautyyvideos #albin #albinkurti #kurti #kryeministri #primeminister #kosovo #kosova #gjilan #prishtina #ferizaj #gjakova #prizren #mitrovica ♬ original sound – Beauty videos Across Albania