image E dhimbshme: Humb jetën një fëmijë nën moshën 9-vjeçare nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

E dhimbshme: Humb jetën një fëmijë nën moshën 9-vjeçare nga koronavirusi në Kosovë

news image

Sot u regjistruan tetë viktima nga koronavirusi në Kosovë, e në mesin e tyre është edhe një fëmijë nën moshën 9-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu thuhet në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë, ku publikohen të dhënat për 24-orëshin e fundit.

Gjithashtu, në tabelën e mëposhtme shihet se 4 nga viktimat janë të moshës mbi 80 vjeç, 2 viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeç dhe një i takon grupmoshës 60-69 vjeç.

/GazetaSinjali/