image Një fëmijë bie në Lumbardhin e Pejës, shpëtohet për mrekulli nga qytetarët

Siguri

Një fëmijë bie në Lumbardhin e Pejës, shpëtohet për mrekulli nga qytetarët

news image

Një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka rënë sot në Lumbardhin e Pejës, derisa ishte duke vozitur një veturë elektrike për fëmijë (lodër), shkruan Gazeta Sinjali.

Fatmirësisht, ai ka shpëtuar, falë ndihmës së disa personave që janë futur në lumë dhe e kanë nxjerrë prej aty.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihet se fëmija është mbuluar me një xhaketë, derisa një person tjetër po e mban në krahë.

Sinjalizuesi ka thënë se fëmija ka qenë luajtur me veturë në afërsi të lumit dhe duke vozitur ka rënë poshtë në lumë.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar…

/GazetaSinjali/