image Një femër në Skenderaj hidhet nga kati i tretë i shtëpisë, vdes në QKUK

Siguri

Një femër në Skenderaj hidhet nga kati i tretë i shtëpisë, vdes në QKUK

news image

Një femër është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së saj në fshatin Baks të Skenderajt, dje në mesditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të këtyre lëndimeve ajo është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Drenasit, e më pas në QKUK.

Këto burime bëjnë të ditur se në QKUK ajo ka ndërruar jetë.

Trupi i saj është dërguar për obduksion në IML./Gazeta Sinjali/