image Një femër në Prishtinë dyshohet se vodhi në shtëpinë e një burri ari në vlerë 9 mijë euro

Siguri

Një femër në Prishtinë dyshohet se vodhi në shtëpinë e një burri ari në vlerë 9 mijë euro

news image

Një burrë ka thirrur Policinë e Kosovës dhe e ka njoftuar se një femër, ka vjedhur ari në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Krasniqi” në kryeqytet.

Ankuesi njoftoi Policinë se shtetasja që besohet të jetë nga Shqipëria, dyshohet se ka vjedhur stoli ari në vlerë nga 7 mijë deri në 9 mijë euro.

E njëjta është intervistuar nga Policia dhe pasi është konsultuar edhe Prokurori i Shtetit, ajo u lirua. /Gazeta Sinjali/