Tentim vetëvrasjet në Kosovë, kohëve të fundit janë shpeshtuar. Të larta mbesin rastet kur persona të ndryshëm tentojnë t’ia marrin jetën vetes duke pirë medikamente, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet se një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Kaçanik.
Një femër, siç mëson Sinjali, tentoi ta vrasë veten duke konsumuar medikamente të tepruara dhe duke i prerë venat e dorës.
E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. /GazetaSinjali/