Një femër ka kërkuar trajtim mjekësor dje në Ferizaj, pasi dyshohet se është sulmuar seksualisht.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ferizaj 30.07.2020-16:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/