Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Shqipëri.
Të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.