image Një ditë pas Kosovës e Serbisë, Scholz të shtunën viziton Shkupin

Rajon

Një ditë pas Kosovës e Serbisë, Scholz të shtunën viziton Shkupin

news image

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Paraprakisht të premten do të vizitoj Kosovën e pasdite edhe fqinjin verior të saj Serbinë.

Olaf Scholz në Shkup do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovçenvski, ndërsa janë planifikuar edhe bisedime plenare në mes të dy delegacioneve.

Nga Shkupi kancelari gjerman, Olaf Scholz do të udhëtojë për në Sofje ku do të realizoj takim me krerët shtetëror./alsatm

Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

/GazetaSinjali/