image Hoxhaj viziton familjen e Thaçit: Presidenti do të kthehet më i fortë

Sociale

Hoxhaj viziton familjen e Thaçit: Presidenti do të kthehet më i fortë

news image

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka vizituar sot familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë fotografi me babain dhe vëllezërit e ish-presidentit.

Ai ka vlerësuar lartë figurën e Haxhi Thaçit, babait të presidentit, duke theksuar edukimin që ia ka dhënë birit të tij.

Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij! Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës!” ka shkruar Hoxhaj.

/GazetaSinjali/