image Senatori amerikan të cilit ia ka ndaluar hyrjen Rusia, viziton Beogradin

Rajon

Senatori amerikan të cilit ia ka ndaluar hyrjen Rusia, viziton Beogradin

news image

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka pritur në Beograd tre senatorë amerikanë, raporton Gazeta Sinjali.

Hill ka postuar fotografi nga arritja e senatorëve dhe ka shkruar se Serbia luan rol vital në progresin në rajon.

Mirësevini në Beograd, senatorët, Shaheen, Tillis dhe Murphy! Vizita juaj nënvizon rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan rol vital në progresin dhe prosperitetin e rajonit. ShBA-ja është e gatshme të përkrahë rreshtimin e fuqishëm të Serbisë dhe lidhjet e saj me fqinjët e BE-së”, ka shkruar Hill.

/GazetaSinjali/