image Një burrë rrahë dy vajzat e tij në Pejë

Siguri

Një burrë rrahë dy vajzat e tij në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij, njëra prej të cilave është ende e mitur.

Për shkak të dhunës, vajzat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në fjalë është raportuar në polici mbrëmjen e 2 prillit, rreth orës 23:00./Gazeta Sinjali/