Një 15-vjeçare, me iniciale G.B. është zhdukur mesditën e sotme në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rastin e ka raportuar në polici rreth orës 16:10 babai i saj.
Gazeta Sinjali mëson se ajo kishte shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi./Gazeta Sinjali/