Një 57 vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën vetes në lagjen Hajro Çakërri” Vlorë.
Akoma nuk dihet motivi që e ka çuar të marrë këtë akt, teksa policia njofton se ai është në gjendje të rëndë në spital.
“Rreth orës 15:30, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave./Gazeta Sinjali/