image Një burrë 100-vjeçar shërohet nga koronavirusi, lëshohet nga spitali

Botë

Kinë/ Një burrë 100-vjeçar shërohet nga koronavirusi, lëshohet nga spitali

news image

Një burrë 100-vjeçar është lëshuar nga spitali në Kinë pasi është shëruar nga koronavirusi, raportojnë mediat shtetërore kineze.

100-vjeçari është personi më i vjetër që është rikthyer me shëndet të plotë pasi u diagnostifikua me virusin Covid-19, raporton agjencia e lajmeve Xinhua, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ishte midis më shumë se 80 pacientëve të infektuar që u lëshuan të shtunën nga Spitali i Maternitetit dhe Fëmijëve të Kujdesit Shëndetësor Hubei në Wuhan, qyteti kulindi epidemia.

Burri, i cili raportohet se kishte sëmundjen e Alzheimerit dhe hipertensionin u pranua në spital më 24 shkurt. Ai mori një sërë trajtimesh nga mjekët ushtarakë.

Mjekët kanë paralajmëruar se të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/