Një asteroid pritet të kalojë pranë tokës dhe mund të shihet me ndihmën e një teleskopi të vogël më 25 tetor, rreth orës 19:21, me orën tonë.
Asteroidi do ta përshëndesë tokën nga distanca 6.2 milionë kilometra, rreth 16 herë sa distanca Tokë-Hënë. I quajtur 1998 HL1, asteroidi me diametër nga 440 dhe 990 metra, cilësohet si një asteroid potencialisht i rrezikshëm, thotë astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope.
“Kalimi i tij është i parashikuar në një distancë të afërt, por nuk paraqet rrezikshëmri”, ka thënë Masi. Falë dimensionit të asteroidit dhe distancës që do të kalojë nga Toka, do të jetë e mundur ta shohim edhe me një teleskop të vogël amatorial.
Virtual Telescope ka fotografuar trupin qiellor dy herë, në 19 dhe 21 tetor, teksa po i afrohet planetit tonë.
“Në momentin e një distance minimale nga Toka, asteroidi do të mund të shihet mes yjeve të yjësisë së Trekëndëshit, për të vazhduar më pas rrugën e tij natën, në yjësinë e Dashit”.