image Një amerikan fitoi 450 mijë dollarë, pasi paditi kompaninë që i bëri befasi për ditëlindje

Botë

Një amerikan fitoi 450 mijë dollarë, pasi paditi kompaninë që i bëri befasi për ditëlindje

news image

Një burrë nga Kentaki në Amerikë është shpërblyer me 450 mijë dollarë pasi kompania e tij i organizoi një festë surprizë për ditëlindjen, pavarësisht paralajmërimeve të tij se kjo do t’i shkaktonte stres dhe ankth.

Paditësi, Kevin Berling, pretendon se festa e padëshiruar e ditëlindjes 2019 në Gravity Diagnostics i shkaktoi atij një sërë sulmesh paniku.

Padia e z. Berling pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Kompania ka mohuar çdo keqbërje, shkruan BBC.

Sipas padisë së ngritur në kontenë Kenton të Kentakit, Berling – i cili vuan nga çrregullimet e ankthit – i kishte kërkuar menaxherit të tij që të mos festonte ditëlindjen e tij në punë siç bën zakonisht për punonjësit e tij, pasi mund të rezultonte në një sulm paniku dhe do të sillte kujtime të pakëndshme të fëmijërisë.

Pavarësisht kërkesës së zotit Berling, kompania, e cila kryen testet Covid-19, i organizoi atij një festë surprizë në gusht 2019, duke shkaktuar një sulm paniku. Ai u largua shpejt nga festa dhe përfundoi drekën në makinën e tij.

Më 11 gusht, Gravity Diagnostics e pushoi nga puna, duke përmendur shqetësimet për sigurinë në vendin e punës. Padia e tij pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të një paaftësie dhe u hakmor në mënyrë të padrejtë ndaj tij që kërkoi që kërkesa e tij të plotësohej.

Pas një prove dyditore në fund të marsit, gjykata i dha atij 450,000 dollarë, duke përfshirë 300,000 dollarë për shqetësimin emocional dhe 150,000 dollarë paga të humbura.  

/GazetaSinjali/