image Mediumi Associated Press: Teksa Kosova ishte në ditë zie, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë

Sporte Luftarake

Mediumi Associated Press: Teksa Kosova ishte në ditë zie, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë

news image

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” nga xhudistja Nora Gjakova.

“Nora Gjakova fiton të artën në ditën e zisë për Kosovën”, kështu është titulluar ky artikull.

Nora Gjakova solli pak grimca lumturie për Kosovën duke e fituar medaljen e artë të dytë në Lojërat Olimpike të Tokios të hënën.

“Teksa shteti i saj mban ditë zie për shkak të vdekjes së 10 personave në aksident rrugor të dielën, 28-vjeçarja Gjakova e mori titullin me IPPON ndaj francezes Sarah-Leonie Cysique në kategorinë deri në 57 kilogramë”, shkruan “Associated Press”.

Ajo iu bashkua Distria Krasniqit, që e fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kilogramë të shtunën, si e dyta dhe e treta medaliste e artë në histori të Kosovës.

Majlinda Kelmendi fitoi të parën në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro në vitin 2016, gjithashtu në xhudo.

“Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova solli dritë për Kosovën” shkroi presidentja Vjosa Osmani në Facebook. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona” – tha ajo. “Mbretëresha e artë” – shkroi Komiteti Olimpik i Kosovës në postimin e tyre në Facebook.

Gjakova e arriti finalen pas një fitore shokuese ndaj xhudistes japoneze, Tsukasa Yoshida. /Gazeta Sinjali Sporti/