Një burrë është akuzuar se ka përplasur me qëllim një makinë në paradën e Krishtlindjeve në Wisconsin. Aksidenti ka ndodhur të dielën dhe se ai do të akuzohet për gjashtë vdekje pasi sot është konfirmuar viktima e gjashtë e këtij aksidenti, një fëmijë i moshës 8 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Darrell Brooks, 39 vjeç, u paraqit në gjykatë me pesë akuza për vrasje të qëllimshme. Prokurorët thanë se do të ngriheshin akuza të tjera.
Sipas policisë, Brooks e drejtoi veturën në mënyrë zig-zage me qëllim që të godiste sa më shumë njerëz.
Fëmija që vdiq është 8-vjeçari Jackson Sparks, i cili u godit bashkë me vëllain e tij 12-vjeçarin, Tucker Sparks.