image Një vogëlushe shpëton mrekullisht pa u goditur nga vetura, në paradën e Krishtlindjeve

Botë

Një vogëlushe shpëton mrekullisht pa u goditur nga vetura, në paradën e Krishtlindjeve

news image

Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë lënduar pasi një makinë u përplas në një paradë në shtetin amerikan të Wisconsin.

Pamjet tregojnë një SUV të kuq duke lëvizur që u përplas me një paradë të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.

Shefi i policisë Dan Thompson tregoi se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, derisa një person ndodhet në paraburgim, shkruan AP.

AP ka siguruar një pamje se si një vogëlushe i shpëton mrekullisht goditjes nga makina.

Shefi i Zjarrfikësve, Steven Howard, tha se 11 të rritur dhe 12 fëmijë u lënduan dhe u transportuan në spitale nga departamenti i tij teksa nuk dihet se sa të plagosur u dërguan në spital nga të tjerët./GazetaSinjali/