image Një 46-vjeçar në Prizren tentoi ta digjte shtëpinë e familjarit pak para mesnatës

Siguri

Një 46-vjeçar në Prizren tentoi ta digjte shtëpinë e familjarit pak para mesnatës

news image

Gazeta Sinjali mëson se dje në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, rreth orës 23:00, një person është ankuar se shtëpia e tij është djegur.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas pranimit të ankesës nga viktima, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.

Të njëjtat burime për Sinjalin kanë njoftuar se i dyshuar lidhur me këtë rast është një anëtar i familjes së viktimës, i moshës 46 vjeçare, i cili dyshohet që ia ka vënë zjarrin shtëpisë në mënyrë të qëllimshme, por sipas familjes ai dyshohet të jetë me të meta mendore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Sinjali mëson se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/