Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të së premtes në Elbasan.
Policia ka bërë të ditur se, rreth orës 22:30, në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë është djegur një automjet derisa kur zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes brenda tij kanë gjetur një person të pajetë.
Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, banues në Elbasan, raporton a2news.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet, nën efektin e depresionit, ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen, duke i vënë flakën automjetit.