image Një 21-vjeçari në Prishtinë iu gjet armë zjarri e municion

Siguri

Një 21-vjeçari në Prishtinë iu gjet armë zjarri e municion

news image

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, sot rreth orës 11:00, kanë ndaluar një veturë të tipit Porsche, në rrugën “Bill Klinton”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj 1 revole të tipit TT , si dhe 8 fishekë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se i dyshuari është A.O, mashkull 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, njofton Ahmeti. /Gazeta Sinjali/