Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Prizren.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, dje rreth orës 10:30, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/