image Një 14-vjeçare sulmohet seksualisht në Pejë në objektin e shkollës fillore

Kosovë

Siguri/ Një 14-vjeçare sulmohet seksualisht në Pejë në objektin e shkollës fillore

news image

Babai i një 14-vjeçares në Pejë është ankuar në Policinë e Kosovës se një person tjetër i ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur derisa ishte në objektin e shkollës fillore.

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast dhe ka dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në objektin e shkollës fillore, i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij viktimën femër K/Shqiptare e lindur në vitin 2005. I dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/