Dy muaj pas përmbytjeve në Venecia, baticat e kanë tërhequr ujin duke i lënë kanalet thuajse të thara.
Niveli i ujit ka pësuar rënie drastike ndërkohë që kanalet tashmë duken si llogore me baltë.
Mbetjet e lëna pas përmbytjeve kanë vështirësuar dhe lëvizjen e banorëve nëpër qytet.
Në nëntor të 2019, Venecia u përball me përmbytje dhe reshje të shumta të cilat nuk ishin parë prej 50 vitesh.
Pjesa më e madhe e qytetit ndodhej nën ujë ndërkohë që bashkiaku deklaroi se dëmet arritën afërsisht 1 miliardë euro. /Gazeta Sinjali/