Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një konference për media ka treguar se bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit është duke vazhduar ende, shkruan Gazeta Sinjali.
“Edhe në këto momente bastsisja po vazhdon, kjo është bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara, deri më tani s’kemi më shumë informacione. E vlerësojmë që kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme, tërë jetën e tij Krasniqi ka luftuar për drejtësi. Ka sakrifikuar lirinë individuale në të gjitha etapat e jetës së tij. Krasniqi çdo herë ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet thirrjeve të drejtësisë”, ka thënë Sherifi.
Tutje, Sherifi ka thënë se partia e tij, veprimet e sotme i konsideron si të panevojshme. Sipas tij, ka mjaftur vetëm një ftesë dhe Krasniqi do të ishte paraqitur për intervistim në zyrat e EULEX-it.
“Në emër te Nismës Socialdemokrate, ju drejtohem gjithë qytetarëve të Kosoves. Jakup Krasniqi gjithë jetën ia ka kushtuar drejtësisë. Tërë jetën ka luftuar për drejtësi. Po ashtu, siç e dini të gjithë, Krasniqi gjithmonë iu ka përgjigjur drejtëisë, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Gjithashtu edhe shteti i Kosovës ka vepruar njëjtë. Nisma Socialdemokrate ka besuar dhe vazhdon të besoj fuqishëm në luftën për drejtësi e barazi, dhe jeni të bindur se askush nuk mund ta njëllos luftën e Ushtrisë Çlirmtare. Nisma konsideron se, siç e theksuam më lart, veprimet e sotme nuk kanë qenë të nevojshme. Ka mjaftuar vetëm një ftese dhe ai do të ishte paraqitur për intervistim, siç janë paraqitur të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare”, ka thënë Sherifi./GazetaSinjali/