image Nisma nuk e humbë shpresën, tregon sesi mund ta kaloj pragun zgjedhor

Politikë

Rezultatet/ Nisma nuk e humbë shpresën, tregon sesi mund ta kaloj pragun zgjedhor

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar mbi 98% të votave, sipas këtyre rezultateve koalicionoi NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Deri më tash ky koalicion nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind.

Por, përfaqësues nga Nisma Socialdemokrate, nuk e kanë humbur shpresën, besojnë se me numërimin e votave nga diaspora ky koalicion përfundimisht do ta kalojë pragun zgjedhor.

“Në bazë të informatave tona, i kemi në diasporë një numër jashtëzakonisht të madh të votuesve si nga Italia, Suedia dhe Sllovenia. Jemi të sigurtë që nga diaspora kanë votuar për Nismën, ky numër arrinë deri në 3 mijë vota…Sipas kësaj llogaritje koalicioni do t’i ketë 5.6 %”, tha në një paraqitje direkte Bilall Sherifi, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërsa, kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ende nuk është deklaruar për rezultatin e zgjedhjeve.

/Gazeta Sinjali/