Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi, për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nga virusi COVID-19.
Kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie Haxhi Shala për KP, i cili thotë se shumë shpejt do të dalin me një qëndrim.
“Nuk besoj se do të shkojmë në takim, por ende nuk kemi një qëndrim zyrtar të partisë”, tha Shala përmes telefonit.
LDK e AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim. Ndërsa, në Partinë Demokratike të Kosovës janë deklaruar se organi i kryesisë do të vendosë lidhur me këto zhvillime./Gazeta Sinjali/