Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate-AKR, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.
Ai ka thënë se deputetët që i janë bashkuar partisë së tij janë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli dhe grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus.
Shala ka bërë me dije se kjo pritet të formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme të Kuvendit.