image Nisma: E kaluam pragun për 30 vota, këta do të jenë deputetët e koalicionit

Kosovë

Rinumërimi/ Nisma: E kaluam pragun për 30 vota, këta do të jenë deputetët e koalicionit

news image

Nisma Socialdemokrate ka reaguar menjëherë pas përfundimit të rinumërimit. Partia e Limajt thotë se oalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re.

Pas përfundimit të rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, Nisma konsideron se kanë dalë 30 vota mbi pragun zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

“Përfundon rinumërimi, NISMA zyrtarisht në Kuvend Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-së. Pas këtij rinumërimi NISMA përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive. Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetëm ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit NISMA edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagimin e Nismës.

Sipas kësaj partie, deputetë nga ky koalicion në Kuvendin e Kosovës do të jenë Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi. /Gazeta Sinjali/