image Nisma: Do ta kalojmë pragun, nuk e kemi problem

Nisma: Do ta kalojmë pragun, nuk e kemi problem

news image

Përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi dhe Skënder Reçica kanë thënë se nga ajo që kanë parë në terren, Nisma do ta kalojë pragun dhe se këtë, nuk e kanë problem.

Kauza e partisë sonë tanimë është e bërë e ditur e që është mbrojtja e vlerave kombëtare, ndërsa mbështetja e madhe po shihet në terren, me këtë slogan po shihet se kemi mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Reçica në televizionin publik.

Ndërsa Mevludin Krasniqi tha se Nisma në zgjedhjet e kaluara ia doli edhe pse pat shumë vështirësi si shkak i votave të kontrabanduara nga diaspora.

“Unë sot erdha nga Dragashi dhe përkrahja është e madhe gjithandej. Sondazhet më të mira dhe reale janë kontaktet të drejtpërdrejta me qytetare. Ne besojmë në potencialin tone që do jemi pjesë e parlamentit. Unë personalisht dyshoj në këto sondazhe. Ne ishim të interesuar të bëjmë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës por që nuk ndodhi, prandaj në do shkojmë tutje që kauzën tonë ta dërgojmë përpara. Zhvillimi ekonomik, prodhimi vendor, bujqësia janë objektivat tona kryesore tha Krasniqi”, ka thënë Krasniqi.

Politologu Dorajet Imeri u shpreh se shtrirja e Nimës është më ndryshe se disa parti tjera dhe kjo duhet të merret parasysh në sondazhe./Gazeta Sinjali/