image Nisma akuzon Mytaher Haskukën për emërime familjare në Komunën e Prizrenit

Politikë

Nisma akuzon Mytaher Haskukën për emërime familjare në Komunën e Prizrenit

news image

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren ka reaguar ndaj Komunës së Prizrenit, përkatësisht ndaj kryetarit të kësaj Komune, Mytaher Haskuka, për disa keqpërdorime në Drejtorinë e Arsimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një postimi nga Nisma, në pjesën më të madhe të komisioneve të konkurseve për mësimdhënës në këtë Drejtori, kryetar është emëruar drejtori i shkollës së Krajkut “Mit’hat Frashëri”, Hemë Çoçaj, kurse bashkëshortja e tij Shqipe Shatri është emëruar kryetare e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa, e cila është edhe sekretare e shkollës “Zenun Çoçaj” në fshatin Gjonaj.

“Ligji 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë të njëri-tjetrit”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nisma-së, ku iu referohen ligjit në fuqi.

Po ashtu, përmes këtij reagimi, kjo Degë thotë se për shkak të besueshmërisë, Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi Vezgishi, ia ka lënë në duar të gjitha konkurset çiftit në fjalë.

“Drejtori i shkollës së Krajkut Hemë Çoçaj dhe bashkëshortja e tij Shqipe Shatri-Çoçaj, e cila është sekretare në Gjonaj, prej muajsh në shkelje të plotë punojnë në DKA me orar të plotë, duke mos u marrë për asnjë moment me detyrat dhe përgjegjësitë që e takojnë në funksionet ku janë zgjedhur. Çifti Çoçaj dhe Shatri janë pazarxhinjtë kryesorë të punësimeve në DKA”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nisma-së./Gazeta Sinjali/

Skandal në DKA/Burri kryetar i komisionit në konkurse, bashkëshortja kryetare e komisionit të ankesave Në…

Posted by NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren on Friday, March 5, 2021