image Nisja e Ramazanit përmes fotografive

Botë

Nisja e Ramazanit përmes fotografive

news image

Miliona myslimanë në mbarë botën kanë nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit, që nisi më 2 prill, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re.

Një vajzë e vogël në Egjipt, së bashku me nënën e saj, merr pjesë në teravi në Natën e Madhe në xhaminë Al Azhar të Kajros, para nisjes së muajit të Ramazanit. 1 prill 2022.
1Një vajzë e vogël në Egjipt, së bashku me nënën e saj, merr pjesë në teravi në Natën e Madhe në xhaminë Al Azhar të Kajros, para nisjes së muajit të Ramazanit. 1 prill 2022.
Një shitës në Dana të Sirisë, shet pjekurina teksa banorët bëhen gati për nisjen e Muajit të Ramazanit. 1 prill 2022.
2Një shitës në Dana të Sirisë, shet pjekurina teksa banorët bëhen gati për nisjen e Muajit të Ramazanit. 1 prill 2022.
Një burrë në Taif të Arabisë Saudite shikon Hënën e re, që shënon nisjen e Muajit të Ramazanit. Arabia Saudite është shteti ku ndodhen vendet më të shenjta islame, Meka dhe Medina.
3Një burrë në Taif të Arabisë Saudite shikon Hënën e re, që shënon nisjen e Muajit të Ramazanit. Arabia Saudite është shteti ku ndodhen vendet më të shenjta islame, Meka dhe Medina.
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravive në xhamin Aja Sofia në Stamboll më 1 prill 2022.
4Besimtarët myslimanë falin namazin e teravive në xhamin Aja Sofia në Stamboll më 1 prill 2022.

4Besimtarët myslimanë falin namazin e teravive në xhamin Aja Sofia në Stamboll më 1 prill 2022.

Gratë myslimane në Egjipt luten në namazin e teravive, një natë para se të nisë Muaji i Ramazanit. Kajro, 1 prill 2022.
5Gratë myslimane në Egjipt luten në namazin e teravive, një natë para se të nisë Muaji i Ramazanit. Kajro, 1 prill 2022.

Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Agjërimi është një prej pesë shtyllave të Islamit, raporton REL.

Disa gra në Putrajaja të Malajzisë shikojnë me teleskop Hënën e re, që shënon nisjen e Muajit të Ramazanit. 1 prill 2022.
6Disa gra në Putrajaja të Malajzisë shikojnë me teleskop Hënën e re, që shënon nisjen e Muajit të Ramazanit. 1 prill 2022.
Një djalë i vogël sirian lexon Kuranin gjatë namazit të teravive në fshatin Jandaris, në provincën e Alepos. 1 prill 2022.
7Një djalë i vogël sirian lexon Kuranin gjatë namazit të teravive në fshatin Jandaris, në provincën e Alepos. 1 prill 2022.
Fëmijët palestinezë luajnë me xixëllonja në qytetin Rafan, në Rripin e Gazës, teksa ata festojnë nisjen e Muajit të shenjtë të Ramazanit. 1 prill 2022.
8Fëmijët palestinezë luajnë me xixëllonja në qytetin Rafan, në Rripin e Gazës, teksa ata festojnë nisjen e Muajit të shenjtë të Ramazanit. 1 prill 2022.
Besimtarët myslimanë luten në xhaminë Maaret Misrin në Idlib të Sirisë para nisjes së natës së parë të Ramazanit. 1 prill 2022.
9Besimtarët myslimanë luten në xhaminë Maaret Misrin në Idlib të Sirisë para nisjes së natës së parë të Ramazanit. 1 prill 2022.
Xhamia Aja Sofia, apo siç njihet ndryshe edhe Shën Sofia, e fotografuar më 1 prill 2022, në prag të nisjes së ditës së parë të Ramazanit.
10Xhamia Aja Sofia, apo siç njihet ndryshe edhe Shën Sofia, e fotografuar më 1 prill 2022, në prag të nisjes së ditës së parë të Ramazanit.
Banorët blejnë hurma në një treg të Karaçit. 1 prill 2022.
11Banorët blejnë hurma në një treg të Karaçit. 1 prill 2022.
Një person në Malajzi shikon Hënën e re, që shënon nisjen e Ramazanit. Besimtarët nuk hanë dhe pinë që nga agimi deri në perëndim të diellit, si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
12Një person në Malajzi shikon Hënën e re, që shënon nisjen e Ramazanit. Besimtarët nuk hanë dhe pinë që nga agimi deri në perëndim të diellit, si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

/GazetaSinjali/