Është hapur edhe zyrtarisht sonte edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Gangwon 2024”.
Këto Lojëra do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.
Në ceremoninë hapëse sonte parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin e shtetit të Kosovës.
Siç dihet, ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet nga këta dy skitarë në LOD për të Rinj.
Deva dhe Vokshi do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy janë kualifikuar me normë olimpike.
Me ekipin kanë udhëtuar edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka.
Në LOD për të Rinj “Gangwon 2024” marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse.
“Gangwon 2024” është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në “Lozanë 2020”.
FAKTE
Shteti
Korea e Jugut
Data e Lojërave
19 janar – 01 shkurt 2024
Numri i sportistëve
1900
Mosha
15-18
Shtete pjesëmarrëse
79