Brenda në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë nisur homazhet për këngëtarin tashmë të ndjerë, Ismet Bogujevcin.
Nga orën 11:30 deri në 14:00 do të jetë e hapur ceremonia zyrtare e homazheve që mund të bëhen nga delegacionet shtetërore dhe për komunitetin.
Të pranishmit ndërkohë janë duke u mirëpritur nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët, të cilët shfaqen shumë të pikëlluar për humbjen e familjarit të tyre.
Deri tani një numër i konsiderueshëm kanë bërë homazhe, që të njëjtën pritet ta bëjnë edhe krerët e shtetit.
Ismeti ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.
“Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura. /Gazeta Sinjali/