image Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

Siguri

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

news image

Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur dje në fshatin Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së dyshimtë të foshnjës së porsalindur.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, th për Sinjalin se janë në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.

Mehmeti tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se jemi në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë. Për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”, tha ajo. /GazetaSinjali/