image Nisin hetimet ndaj MSH-së për shkeljet e mundshme me tenderë gjatë pandemisë

Kosovë

Deklaratë/ Nisin hetimet ndaj MSH-së për shkeljet e mundshme me tenderë gjatë pandemisë

news image

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet për shkelje të procedurave të prokurorimit publik gjatë përballjes me pandeminë Covid-19

Prestreshi ka thënë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga koronavirusi, ka autorizuar Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara për të filluar shqyrtimin paraprak me rastet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Autoriteti i Konkurrencës ka mirëpritur thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë që institucioni ynë dhe institucionet e tjera relevante të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë Covid-19”.

“AKK-ja dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë dhe se do ta autorizojë Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara për të filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së”, ka thënë Prestreshi për EO.

Ai tutje theksoi se nëse evidentohet ndonjë rast do të fillojnë procedurat hetimore të shkelëseve të tenderëve.

“Kam autorizuar Divizionin e Marrëveshje të Ndaluara apo Divizioni ani kartel që t’i fillojë shqyrtimin paraprak dhe të shkoj në ministri të Shëndetësisë dhe t’i pyes zyrtarët përkatës se çfarë është çështja dhe problemi dhe të filloj grumbullimi i të dhënave me kusht që ta ndërtojmë rastin”.

“Nëse shohim se ka rast për konkurrencë të fillojmë një procedurë hetimore të thelluar kundrejt shkelëseve apo abuzueseve të tenderëve”, ka përfunduar ai./ Gazeta Sinjali/