Dy të lënduar të tjerë nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sapo janë nisur drejt Turqisë për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mjekja kujdestare në Mjekimin Intensiv në QKUK, Agreta Gecaj – Gashi.
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dy të lënduarit që janë nisur në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në Turqi, ku do të vazhdojnë trajtimin mjekësor./Gazeta Sinjali/