image Nis vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70 vjeç në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë

Shqipëri

Nis vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70 vjeç në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë

news image

Mëngjesin e sotëm ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70 vjeç në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Procesi i vaksinimit është duke u përcjellë nga afër nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në shesh janë ngritur disa stenda të kthyera në qendra vaksinimi, ku të moshuarit po marrin vaksinën kineze “Sinovac”.

Manastirliu ka takuar nga afër disa prej tyre duke i pyetur në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa ka shkëmbyer batuta me disa prej tyre.

Ajo tha se në mbështetje të ekipeve të ministrisë së Shëndetësisë do të jenë edhe mjekë dhe infermierë të FA-së./Gazeta Sinjali/