image Nis takimi Osmani-Escobar, paralajmërohet konferencë për media

Politikë

Nis takimi Osmani-Escobar, paralajmërohet konferencë për media

news image

Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit.

Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.

Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media.

/GazetaSinjali/