image Nis takimi i Hotit me ministrin grek

Kosovë

Nis takimi i Hotit me ministrin grek

news image

Tashmë ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Takimi mes Hoti e Dendias po bëhet pa praninë e mediave. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Ministri Dendias është pritur në Aeroportin “Adem Jashari” nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Vizitën e tij, Haradinaj-Stublla e ka cilësuar të rëndësishme për Kosovën.

Ndërsa me të arritur në Kosovë, ministri grek ka thënë se njohja e Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve midis të dy shteteve.

Pas takimit me Hotin, Dendias do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/