image Nis shqyrtimi i zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia

Kosovë

KQZ/ Nis shqyrtimi i zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, pas së cilës do të dihet numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili ka thënë se vlerësimi i këtyre fletëvotimeve është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.

“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, tha ai.

Elezi ka bërë të ditur se lidhur me procesin e vlerësimi të zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia janë në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera, përfshirë edhe  Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/