image Nis rindërtimi i shtëpisë në Shqipëri që e financon Rita Ora

Bota e Yjeve

Showbiz/ Nis rindërtimi i shtëpisë në Shqipëri që e financon Rita Ora

news image

Ka nisur rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar të Shqipërisë, i cili financohet nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce! Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë”, ka shkruar ai ndër të tjera në mbishkrimin e videos së publikuar.

https://www.instagram.com/tv/B5hs2YHBAbu/?utm_source=ig_embed

Artistë të shumtë shqiptarë kanë ndihmuar personat e prekur nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë të martën e 26 nëntorit. Disa dhuruan veshmbathje, ushqim, pije e mjete financiare, por Rita Ora vendosi që në bashkëpunim me kryetarin e Tiranës t’i rindërtonin shtëpinë një familjeje./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B5bD6Wpluw1/