Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka filluar raportimin para Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimet në Komunën e Deçanit, përcjell Gazeta Sinjali.
Raportimi i Ajetit është duke u bërë pa praninë e mediave.
Kujtojmë se që nga dita e martë Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e emergjente, kjo pasi që në këtë komunë që nga dita e shtunë mbi 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF, kjo pasi që dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijes./Gazeta Sinjali/